2 gola për 3 minuta, Fiorentina përmbys në fund Romën e Mourinhos (VIDEO)
Fiorentina ka arritur një fitore spektakolare me përmbysje 2-1 ndaj Romës, në duelin e luajtur mbrëmjen e sotme. Verdhekuqtë u duk se do ta kishin të thjeshtë, pasi kaluan në avantazh që në minutën e 11-të me El Shaarawy.
Gjithsesi klubi vjollcë nuk u dorëzuan dhe në minutat e fundit do të realizonin dy gola. Jovic fillimisht në minutën e 85-të barazoi shifrat, ndërkohë që 3 minuta më pas Ikone shënoi golin e përmbysjes.
Roma humbet jo vetëm këtë ndeshje, por dhe mundësinë për t’u rihyrë në garën për zonën Champions, teksa mbeten në vendin e 6-të me 60 pikë, ndërkohë që Fiorentina e 8-ta me 53 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

