FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

21-vjeçarët mposhten në Izrael

Kombëtarja e futbollit të 21-vjeçarëve i ka dhënë fund fushatës Eliminatore për Europianin e vitit 2017, me një humbje të thellë ndaj Izraelit. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Redi Jupi vuajtën presionin e vendasve në një ndeshje ku izraelitët dominuan që nga minutat e para duke mos i dhënë asnjë shans ekipit mik.

Gozlan i dha epërsinë vendasve që nuk e lëshuan më, madje pa shkuar ekipet në pushim, fitorja u hipotekua me golin e Altman. Rinisja e lojës ishte sërish një dialog mes ofensivës së Izraelit dhe mbrojtjes së kuqezinjve me portierin Teqja që u detyrua ta nxjerrë dy herë të tjera topin nga rrjeta. Biton dhe Hagi ishin ata që i dhanë fund aventurës së Shqipërisë këto eliminatore.

Shqipëria mbyll gjithsesi një fushatë të suksesshme në një grup të vështirë ku pretendoi kualifikimin deri dy ndeshje nga fundi dhe ku renditet me 12 pikë në 10 ndeshje. Në fazën finale të Euro 2017, kualifikohen ekipet fituese të çdo grupi dhe 4 ekipet e dyta më të mira bazuar në klasifikimet finale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?