240 milionë euro për 4 vite, Interi i kthen përgjigje klubit nga Arabia për Lautaron
Një klub nga Arabia Saudite i ka ofruar sulmuesit të Interit Lautaro Martinez 60 milion euro në sezon dhe një kontratë 4-vjeçare, në total 240 milionë euro.
Sulmuesi argjentinas nuk i ka kthyer përgjigje klubit arab (emri i të cilit nuk bëhet i ditur), por ndërkohë ka qenë klubi zikaltër ai që ka reaguar, duke e konsideruar si të pashitshëm kapitenin e ri.
Gjithsesi në drejtim të Interit nuk ka ardhur akoma një ofertë zyrtare, por vullneti dhe dëshira e zikaltërve është që të mbajnë në skuadër Lautaro Martinez, që konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
KOHA JONË SONDAZH

