3 fitore në 11 ndeshje, Vllaznia zyrtarizon “divorcin” me trajnerin Sedloski

Goce Sedloski nuk do të jetë trajner i Vllaznisë. Klubi shkodran ka zyrtarizuar këtë të mërkurë ndërprerjen e marrëveshjes me teknikun maqedonas, vetëm pak muaj pasi u afrua.

Ndonëse Vllaznia arriti që të siguronte një biletë për në kualifikueset e Conference League, paraqitjet e skuadrës ishin larg pritshmërive.

Në njoftimin e klubit veçohet se Seldoskit i ka përfunduar kontrata dhe nuk do të vijohet bashkëpunimi. Në aventurën e tij tek kuqeblutë ai arriti 3 fitore në 11 ndeshje, barazoi 4 sfida dhe humbi 4.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i Vllaznisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportiv se kontrata me trajnerin Goce Sedloski ka përfunduar. Duke e falenderuar për punën e bërë gjatë kësaj periudhe me skuadrën tonë, klubi i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?