3 futbollistë të kombëtares me probleme fizike, Reja në “ankth” (VIDEO)
Kombëtarja shqiptare këtë të mërkurë zhvilloi seancën e radhës stërvitore, teksa gjatë paradites kuqezinjtë patën zhvilluar një tjetër stërvitje me karakter fizik që zgjati për rreth 45 minuta. Pasditja ndërkohë nuk ka qenë e qetë për trajnerin Edy Reja.
Naser Alijin ka shfaqur shqetësime fizike gjatë pasdites duke kryer disa ushtrime fizike të lehta veçmas nga pjesa tjetër e grupit, teksa për t’u vlerësuar më me kujdes mbetet edhe gjendja e Ledjan Memushaj, i cili gjithashtu është stërvitur i diferencuar duke bërë disa vrapime të lehta rreth fushës , ndërsa stafi mjekësor i kuqezinjve do të japë edhe një përgjigje përfundimtare nëse Memushaj mund të vazhdojë përgatitjet apo do t’i duhet të lerë grumbullimin.
Egzon Binaku një tjetër lojtar në listën e trajnerit Reja mund të mos i bashkohet ekipit. Mbrojtësi i Norrkoping ka pësuar një dëmtim në pjesën e gjurit dhe një përgjigje përfundimtare do të mund të jepet vetëm pak testeve mjekësore më të detajuara që do të kryejë lojtari, ndërsa gjatë mbrëmjes me kombëtaren do të bashkohet edhe Mërgim Mavraj.
KOHA JONË SONDAZH

