3 herë brenda 17 ditëve, Milan-Napoli luajnë fatet e sezonit mes tyre

Milan-Napoli do të jetë një nga duelet çerekfinale të Champions League. Dy skuadrat do të përballen për të avancuar më tej, megjithatë prilli do të jetë një muaj që do ta ofrojë plot tre herë këtë sfidë.

Më 2 mars, pas ndërprerjes së kampionatit, Milani do të udhëtojë në “Diego Armando Maradona”, për t’u përballur me të kaltrit në një sfidë të vlefshme për Serinë A.

Më pas do të vijnë dy përballjet për Championsin, me sfidat që do të luhen më 11 ose 12 në “San Siro” dhe 18 ose 19 në Napoli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Napolitanët shihen si të favorizuar, nisur nga forma e shkëlqyer që po kalojnë këtë sezon, megjithatë vetë Spalletti e pranoi se historia e Milanit në Champions, mund të bëjë diferencën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?