3 hipoteza për të ardhmen e Zidane, Juvja e favorizuar
Zinedine Zidane është gati për t’ rikthyer që të stërvit nga sezoni i ardhshëm, me Juventusin që qëndron në krye të listës së dëshirave të strategut francez.
Një opsion i mundshëm është edhe PSG, që po përgatitet për një revolucion të ri në skuadër, ndërkohë që një alternativë është edhe Marseille.
Gjithsesi shumë do të varet dhe nga fundi i sezonit të Juventusit, nëse do të shkojë deri në fund në Europa League apo dhe nëse do të sigurohet kualifikimi për në Champions League. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

