3 humbje në 5 ndeshjet e fundit, Chelsea mundet me përmbysje nga Brighton (VIDEO)
Chelsea pëson një tjetër humbje në Premier League, e treta në 5 javët e fundit ku nuk njohin fitore. Blutë e Londrës këtë herë janë mposhtur me përmbysje 1-2 në shtëpi nga Brighton.
Ekipi i Lampard në fakt e nisi më mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 13-të me Gallagher, por miqtë nuk do të dorëzoheshin.
Welbeck do të shënonte golin e barazimit në minutën e 42-të, ndërkohë që Enciso do të përmbyste gjithçka në të 70-tën. Chelsea tashmë mban vendin e 11-të me 39 pikë dhe rrezikon që të humbasë të tjera vende me këtë ritëm. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

