3 klubet të mëdha kërkojnë t’i rrëmbejnë Rabiot Juventusit

Janë të shumta skuadrat që syojnë të marrin lojtarin më të mirë të sezonit te Juventusit, Adrien Rabiot, të cilit i skadon kontrata në fund të qershorit.

Sipas mediave franceze dhe italiane, e ëma e 28-vjeçarit francez, njëkohësisht dhe menaxherja e tij, Veronique Rabiot ka patur kontakte javët e fundi me Manchester United, skuadër që e refuzoi verën e kaluar.

Gjithashtu interesim të madh ka dhe nga PSG, që synon ta rikthejë në Ligue 1 dhe nga Bayern Munich, që kërkon një mesfushor me karakteristikat e tij. Tri opsione, ku dhe Rabiot do të ketë mundësi të kërkojë një pagë të majme. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?