3 skenaret e mundshme se si shpëton Vllaznia nga rënia në Kategorinë e Parë
Fati i Vllaznisë për të shpëtuar në këtë sezon nuk është më në dorën e saj. Kuqeblutë duhet të shpresojnë në disfatën e dytë radhazi të Kamzës, që pas humbjes me Laçin do të kërkojë fitoren ndaj Partizanit.
Por, si shpëton Vllaznia? Kuqeblutë shpëtojnë nëse fitojnë ndaj Skënderbeut dhe Kamza mundet nga Partizani. Por ka edhe dy skenare të tjera. Nëse Kamza barazon me të kuqtë e kryeqytetit, shkodranëve u duhet minimalisht një fitore me 4 gola diferencë ndaj Skënderbeut për të shpëtuar.
Nëse sfida mes Kamzës dhe Partizanit mbyllet në barazim dhe Vllaznia fiton 0-3 në Korçë, atëherë skuadra që bie në Kategorinë e Parë përcaktohet me short, pasi ezaurohen të gjitha pikat e rregullores. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në kampionatin shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

