3 skuadra italiane në çerekfinale, zbulohen detajet e shortit të së premtes në Champions League

Tri skuadra italiane, dy angleze, një spanjolle, një gjermane dhe një portugeze. Ky do të jetë kuadri i skuadrave çerekfinaliste të këtij edicioni në Champions League.

Milan, Inter dhe Napoli kanë siguruar vendin mes tetë më të mirave, duke konfirmuar rritjen e nivelit të Serie A edhe në arenën ndërkombëtare. Prezenca e tre ekipeve italiane në këtë fazë të eventit nuk ndodhte prej sezonit 2005/2006. Nga ajo periudhë kanë kaluar plotë 17 vjet.

Të gjitha skuadrat presin me ankth shortin që do të hidhet këtë të premte, prej orës 12 në Nyon. Kjo fazë e hedhjes së goglave nuk përbën asnjë përjashtim. Për këtë arsye, ekipet italiane, por edhe ato angleze rrezikojnë të luajnë edhe derbi në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Real Madrid, Manchester City dhe Bayerni janë padyshim favoritet e këtij edicioni në Champions dhe skuadrat që duhet të evitohen. Në anën tjetër, Chelsea në formën jo të mirë dhe Benfica janë rivalët më të përballueshëm në letër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?