FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

4 futbollistë të Vllaznisë dolën me temperaturë kur mbërritën në stadium

Një situatë e çuditshme u regjistrua 1 orë e 30 minuta para startit të sfidës Flamurtari-Vllaznia. Bëhet fjalë për momentin kur skuadrat mbërritën në ambientet e stadiumit.

Siç e kërkon protokolli, të gjithë futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit iu është matur temperatura. Raportohet se 4 futbollistë te Vllaznisë, kanë qenë me temperaturë 37.5, duke shkaktuar një kaos të vërtetë.

Futbollistët sqaruan se kjo ishte për shkak se në autobus ishte pak vapë, ndërkohë që për fat të mirë, 4 futbollistëve shkodranë iu janë bërë edhe 2 teste të tjera, ku temperatura ka rezultuar e stabilizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?