4 gola në “Adush Muça”,Bylis dhe Teuta bëjnë “paqe”
Mbyllet pa fitues ndeshja midis Bylisit dhe Teutës në stadiumin “Adush Muça”, e vlefshme për javën e 29-të të Abissnet Superiore. Një pjesë e parë që nisi më mirë për ballshiotët të cilët gjetën golin të parët me anë të Santos.
Teuta e rriti ritmin e lojës dhe për barazimin mendoj Lorenco Vila. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1. Me fillimin e pjesës së dytë ritmi ishte po i njëjti. Në minutën e 58-të ishte përsëri Lorenco Vila, goli i të cilit përmbysi rezultatin në Ballsh. Me kalimin në avantazh të Teutës, ballshiotët u munduan të sulmonin më shumë për të gjetur golin.
Në minutën e 71-të Santos përfitoi nga një dalje e Pano Qirkos dhe me anë të një gjuajtje fantastike me rrofeshatë arriti të gjente golin e barazimit për 2-2. Ky barazim nuk i shërben asnjërës nga skuadrave pasi mbeten akoma aty në zonën e ftohtë të rënies.
KOHA JONË SONDAZH

