FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

4 “shqiptarët” e Zvicrës mund të kishin shkruar historinë ndaj Suedisë

Zvicra u mund minimalisht nga Suedia, duke u eliminuar nga Kupa e Botës “Rusia 2018”. Kombëtarja e Zvicrës kishte në formacion Xhakën, Shaqirin, Xhemailin dhe Behramin, por nuk mundi që të siguronte një biletë për në fazën çerekfinale.

Zvicra dështoi të futej në histori kundër një kundërshtari jo shumë të vështirë në letër. Sipas FIFA-s, që nga 1954, Zvicra asnjëherë nuk ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Botës.

Zviceranët shpresonin të thyhet Ky “mallkim” nga kjo gjeneratë e artë e “Helvetikëve”, por nuk ia dolën kundër një skuadre të organizuar në mënyrë perfekte si Suedia që gjeti golin në pjesën e dytë me Emil Forsberg në minutën e 66-të, pas një topi të devijuar nga Akanja, duke ruajtur këtë rezultat deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?