400 milionë dollarë në vit, oferta e çmendur nga Arabia për Messin

Lionel Messi ka marrë një ofertë për t’ju bashkuar klubit saudit Al-Hilal për sezonin e ardhshëm, tha një burim shumë pranë kapitenit të Argjentinës.

Oferta nga sauditët, është e vetmja që Messi ka marrë deri tani, shtoi burimi. Mediat argjentinase raportuan se oferta arrin deri në 400 milionë dollarë në vit.

Al Hilal ende nuk e ka komentuar këtë lajm, që po qarkullon në mediat botërore. 35-vjeçari është komentuar gjerësisht kohët e fundit edhe për një rikthim të mundshëm në ish-klubin e tij, Barcelona apo edhe për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara për të luajtur me Inter Miami.

Swiss Digital Desktop Reklama

Messi u pezullua nga klubi ku luan aktualisht, PSG në nisje të kësaj jave, pas një udhëtimi të paautorizuar drejt Arabisë Saudite, raportoi e përditshmja sportive franceze L’Equipe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?