Juve kthehet në garë për Hysajn, vjen përgjigja nga presidenti i Napolit
Juventus rikthehet në garë për Elseid Hysajn. Drejtuesit e bardhezinjve do të tentojnë për ta rrëmbyer futbollistin shqiptar gjatë verës.
Gazeta napolitane “Il Mattino”, tregon se kampionët e Italisë janë klubi më i interesuar në Itali për të siguruar firmën e futbollistit të përfaqësueses shqiptare. Një interesim të tillë, administratori Marota ia ka shprehur edhe menaxherit të Hysajt, i cili më pas ka dërguar mesazhin në zyrat e Napolit.
Por përgjigja e Aurelio De Laurentis ka qenë e qartë. “As që bëhet fjalë!”, është mesazhi që menaxheri Mario Xhiufredi, ka marrë nga drejtuesi i Napolit dhe ua ka deleguar atyre të Juventusit.
KOHA JONË SONDAZH

