5 skuadra italiane në gjysmëfinalet e kupave Evropiane, një rekord historik për Seria A

Pesë skuadra italiane kanë arritur të sigurojnë fazën gjysmëfinale në kompeticionet europiane, si asnjëherë më parë. Inter dhe Milan do të diskutojnë një biletë për finalen e Stambollit në Champions League.

Në kompeticionet e tjera europiane, Juventus dhe Roma janë gjithashtu mes katër më të mirave të Europa Ligë dhe në Konferencë Ligë, ajo që përfaqëson Italinë deri në gjysmëfinale, është Fiorentina.

Megjithatë, nga fakti historik për këtë arritje tek një nga skenarët që mund të rrezikojë vendin e katërt në Serie A, për të mos shkuar në Champions vitin e ardhshëm. Dhe bëhet fjalë për skenarin që Inter apo Milan të mund të fitojnë Championsin dhe janë automatikisht pjesëmarrës në sezonin e ardhshëm. Njësoj edhe për Europa League me Juventus apo Roma që të mund të triumfojnë dhe sigurojnë Championsin gjithashtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë moment, për Italinë nga kampionati do të kualifikohen vetëm 3 të parat sepse që nga viti 2018, UEFA ka përcaktuar një rregull që asnjë federatë nuk mund të ketë më shumë sesa pesë skuadra pjesëmarrëse në një kompeticion europian.  Në këtë rast, skuadra e Serisë A që do të renditej e katërta, nuk do të kualifikohet në Champions për sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?