7 emra të “nxehtë” për t’i larguar për 7 ditë, ja strategjia e Juventusit

7 emra për 7 ditë që pritet të jenë të “nxehta”. Mungon vetëm një javë nga fundi i merkato, por koha sa vjen e ngushtohet për operacionet e merkatos së skuadrës torineze. Prioriteti, ashtu siç dihet është reduktimi i grupit të futbollistëve. Nëse do të arrihet me sukses nuk përjashtohet as mundësia që në fund, numri 9 të ketë një padron.

 

Në fakt sulmuesi kryesor nuk mungon, Higuain, por argjentinasi ka marrë numrin 21 për të qëndruar në Torino. Bomberi i njohur e nisi titullar ndaj Parmës, por pa asnjë siguri të madhe për të qëndruar. Situatë edhe më e vështirë për Dybala, i cili u la në stol në “Tardini”, teksa nuk përjashtohet mundësia që këtë verë të përfundojë te PSG, ose tek Interi (në një shkëmbim të mundshëm me Icardin), por edhe mund të qëndrojë me rrezikun e madh për të kaluar disa ndeshje të tjera në pankinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spastrime – Situata është më e komplikuar për Daniele Rugani, i cili nuk u grumbullua në ndeshjen ndaj parmës. Një situatë paradoksale, që duhet të largohet nga Juventusi, pikërisht në momentin që mbërrin Sarri, një trajner që e ka dashur prej kohësh, pasi kanë punuar së bashku te Empoli. Kontaktet me Romën janë rihapur dhe akordi mund të gjendet në orëtnë vijim. Edhe Mario Mandzukic është me valixhet në duar (në kërkim të një ekipi), ndërkohë që nuk duhet harruar as Blaise Matuidi, i cili gjithashtu është në listën e largimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër emër i rrezikuar është edhe Emre Can, pasi mesfushori turko-gjerman nuk ka arritur që të bindë trajnerin Sarri deri më tani dhe nuk përjashtohet një shkëmbim i mundshëm me Rakitic. Nëse do të ketë vështirësi për të gjetur një destinacion të ri për futbollistët e sapopërmendur, nuk mund të përjashtohet as një sakrifikim i Bentacur. Gjithsesi në rast të largimit të tij, përfitimi nuk do të jetë shumë i madh, pasi 50 për qind e kartonit të tij zotërohet nga Boca Juniors, në rast shitje. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Burimi: “Gazzetta dello Sport”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?