7 gola në “Anfield”, spektakël në super duelin mes Liverpoolit dhe Tottenham (VIDEO)

7 gola, emocione dhe spektakël në super duelin mes Liverpoolit dhe Tottenhamit. Dueli i kësaj fundjave në Premier League ishte një betejë e jashtëzakonshme, që përfundoi 4-3 për vendasit.

Tottenham si zakonisht e nisi ndeshjen në tatëpjetë, duke pësuar 3 gola në 15 minutat e para. Curtis Jones shënoi në minutën e 3-të, ndërkohë që Luis Diaz realizoi dy minuta më pas. Salah do të gjente të tretin nga pika e bardhë, duke dhënë përshtypjet për një tjetër humbje katastrofike për Tottenhamin.

“Spursat” u zgjuan në fundin  pjesës së parë, duke shënuar me Kane, ndërkohë që Son shënoi në të 77-tën golin që rindezi shpresat. Dueli solli emocione spektakolare në fundin e saj me Richarlison që do të shënonte goln e barazimit në minutën e 93-të. Pak sekonda më pas Liverpooli zgjohet sërish duke shënuar golin e katërt me Diogo Jota-n. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?