7 gola në “Olimpico” dhe i kuq për Kumbullën, Sassuolo shtang Romën (VIDEO)

Roma ka pësuar një humbje 3-4 në shtëpi ndaj Sassuolos në dueloin e vlefshëm për javën e 26-të. Armand Loriente shënoi dy herë për miqtë brenda pesë minutave lojë duke shfrytëzuar shpërqendrimin e vendësve. Kundërpërgjigjja e Romës erdhi në të 26-tën me Zalewskin, që goditi fluturimthi dhe me ndihmën e fatit e çoi topin në rrjetë.

Në minutën e tretë shtesë, Marash Kumbulla, godet me shkelm Berardin. Arbitri pasi sheh pamjet në sistemin VAR e ndëshkon shqiptarin me karton të kuq dhe sinjalizon për 11-metërsh në favor të Sassuolos, që shndërrohet në gol nga Berardi.

Sapo nisi pjesa e dytë, Dybala realizoi një gol të mrekullueshëm duke dërguar topin në trekëndësh me të majtën e tij magjike. Gjithsesi, në minutën e 75-të Pinamonti shënoi golin e katërt të Sassuolos, që “ua preu” këmbët futbollistëve të Romës. Në minutën e pestë shtesë Wijnaldum ngushtoi diferencën në 3-4, por nuk pati më kohë për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?