7 yjet e Realit mbeten pa kontratë në fund të sezonit
Real Madrid ka një skuadër të mbushur me ekspertë dhe me shumë eksperiencë nga trofetë e shumta. Gjithsesi një pjesë e tyre në fundin e këtij sezoni do të mbeten pa kontratë me madrilenët.
Ndonëse ende me asnjërin prej tyre nuk është arritur akordi për vazhdimësinë klubi Los Blancos, por punon për të gjetur ”gjuhën e përbashkët” për të vijuar bashkëpunimin.
Benzema, Modric, Kroos, Ceballos, Nacho dhe Asensio pritet që të nënshkruajnë vazhdimësinë me “Los Blancos”, ndërsa i vetmi që do të largohet me siguri është Mariano.
KOHA JONË SONDAZH

