8 gola dhe spektakël, Liverpooli nuk fiton dot testin ndaj Greuther Furth (VIDEO)
Liverpool ka barazuar 4-4 ndaj Greuther Furth, në një miqësore të luajtur në Sportpark Ronhof Thomas Sommer (Fürth).
Skuadra e Jurgen Klopp u duk sikur vendosi ndeshjen në shinat e duhura në minutën e 22-të pas golit të Diaz, por nuk ndodhi kështu. Në fillimin e pjesës së dytë, Green vendosi ekuilibrat.
Shumë shpejt, The Reds realizuan dy gola me Nunez, por gjermanët reaguan sërish me Petkov dhe Sieb. Goli i Salah në fund dërgoi shifrat në 4-4.

KOHA JONË SONDAZH

