A do të luajë Ronaldo ndaj Messit? Del përgjigja e tamponit
Sporti E Martë, 27 Tetor 2020 20:50
Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Messit në sfidën e parë në Champions League. Nesër në mbrëmje në Torino, sulmuesi portugez nuk do të jetë i pranishëm për shkak se ka dalë ende pozitiv në testimin e fundit të kryer PCR.
Klubi bardhezi ishte në pritje të përgjigjes deri në minutat e fundit. Portugezi mund të luante nëse 24 orë para ndeshjes do të dilte negativ. Ai është i infektuar prej disa ditësh, por nuk ka asnjë simptomë. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

