Abraham nderon Chelsea-n me tripletë, fitojnë dhe United e Tottenham (VIDEO)

Frank Lampard po bën një punë fantastike te skuadra e Chelsea-t duke habitur të gjithë me performancën e talenteve në këto javë të para. Blutë e Londrës kanë fituar sot 5-2 ndaj Wolves në transfertë, ndërkohë që Tammy Abraham u bë protagonist absolut duke shënuar plotë 3 gola.

 

Ndeshjen e hapi një tjetër talent, Fikayo Tomori, por që nuk ka aspak lidhje me Shqipërinë, pasi është me origjinë nga Kanadaja. Më pas do të ishte radha e Abraham që shënoi dy gola në pjesën e parë në minutën e 34-t dhe 41-të, ndërkohë që në fillimin e së dytë kompletoi tripletën personale duke marrë topin në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për momentin është golashënuesi më i mirë në kampionat me 7 gola të shënuar. Sulmuesi i Bluve u bë protagonist duke shënuar edhe autogol në minutën e 70-të, ndërkohë që më pas edhe Cutrone gjeti një gol të rëndësishëm. Në shtesë, Mount shënoi golin që vulosi shifrat 5-2

Swiss Digital Mobile Reklama

Totenham fitoi me lehtësi 4-0 ndaj Crystal Palace. Son ishte heroi i “Spursave” me dy gola, ndërkohë që shënoi edhe Lamela. Për miqtë shënoi van Aanholt, por në portën e ekipit të tij. Një sukses shumë të rëndësishëm mori edhe United, që mposhti Leicester 1-0 me një gol të shënuar me penallti nga Rashford./R.Lika-Koha Jone/

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?