Acerbi po kryen vizitat mjekësore tek Interi, PSG përmirëson ofertën për Skriniar
Francesco Acerbi mund të konsiderohet lojtari më i ri i skuadrës së Interit. Për mbrojtësin tashmë mungon vetëm firma, pasi lojtari është duke kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me klubin zikaltër. Agjenti i tij, Pastorello, ndodhet në zyrat e klubit për të zgjidhur detajet e fundit.
Ndërkohë tek Interi nuk janë aspak të qetë, pasi PSG vijon të ushtrojë presion për Milan Skriniar. Oferta e fundit sipas RMC Sport është 70 milionë euro, 10 milionë euro më shumë se ofertat e ardhura disa javë më parë. Presidenti Al-Khelaifi pritet të ketë kontakte direkte me Zhang për të mbyllur transferimin në orët në vijim. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

