Agjenti i Hysajt: Pse s’mund të shkojë te Juvja? Ja sa ofroi Atletico
E ardhmja e Elseid Hysajt vazhdon të mbetet një telenovelë në Itali. Agjenti i tij Mario Giuffredi vijon të jetë shumë aktiv në mediat italiane, teksa së fundmi ka komentuar të ardhmen e shkodranit. Fillimisht ai u ndal te Atletico Madrid, ekipi i parë që ka shfaqur interes për të.
“Oferta e tyre ishte shumë e ulët dhe nuk korrespondon me vlerat e futbollistit. Ishte më e ulët se 25 milionë euro. Sa vlen? Unë nuk zëvendësoj klubin, çmimin e vendos Napoli. Kur flitet për Atleticon, si mund t’i thuash jo. Ndoshta Elseid dëshiron që të provojë një eksperiencë jashtë vendit, pas një karriere në Itali. Futbollisti ka folur me sinqeritet, nuk dëshironj që të ofendojë klubin me deklarata.
Oferta e Juventusit? Për shkak se po flasim për një profesionist, nuk ekziston fjala tradhtar në futboll. Kjo vlen për Sarrin, por edhe për këdo tjetër në futboll. Të gjithë profesionistët mund të bëjnë zgjedhjet që mendojnë se janë të përshtatshme për karrierën e tyre. Juventusi? Si mund të refuzohet klubi më i rëndësishëm në Itali”, deklaroi Guffredi. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

