Agjenti i Kumbullës: E donte Napoli, Kombëtarja përfaqëson diçka të madhe për të

Gianni Vitali, agjenti i qendërmbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla, ka zbuluar disa prapaskena interesante para kalimit te skuadra e Romës.

“Napoli ishte i interesuar për të në janar 2021, por Kumbulla dëshironte të mbyllte sezonin me Verona-n. Më pas në verë kishte një interesim të madh nga të gjithë ekipet “big” të Serie A, por Roma ishte ekipi më i vendosur.

Debutoi shpejt me përfaqësuesen e Shqipërisë. Pas disa ditësh zhvilloi një ndeshje të mirë me Poloninë, sigurisht që kombëtarja për të përfaqëson diçka të madhe, shpresoj që të arrijë disa objektiva që ana kanë”, tha agjenti i Kumbullës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?