Agjenti i Milinkovic-Savic: Juventusi e do, por 100 milionë euro janë shumë …
Sergej Milenkovic-Savic gjatë këtyre viteve ka qenë disa herë pranë largimit te Juventus apo Manchester United, por pretendimet e Lotitos kanë qenë shumë të larta.
Lazio nuk e lëshon 27-vjeçarin për një shifër më inferiore se ajo e 100 milionë eurove duke e mbajtur “peng” lojtarin në kryeqytet. Së fundmi, edhe vetë menaxheri i Milinkovic-Savic, Mateja Kezman shprehet se pretendimet e Lazios për 100 milionë euro janë të tepërta.
“Klubi i Lazios nuk ka fituar trofe madhorë në Europë dhe në këtë formë mendoj se kërkesa prej 100 milionë eurosh është e ekzagjëruar. Në klubin e Juventus të gjithë e duan Milinkovic dhe në të shkuarën ka pasur kontakte të shumta.
Por, e vërteta është se për momentin projekti Milinkovic për ta është shumë i shtrenjtë, në këtë pikë drejtuesit bardhezi janë treguar shumë të qartë”, u shpreh Mateja Kezman, agjenti i Milinkovic-Savic.
KOHA JONË SONDAZH

