Ahmataj largon presionin: Tirana është favorite, ne do të bëjmë maksimumin

Luftëtari kërkon që të shkruajë historinë, nëse arrin që të fitojë ose barazojë nesër pa gola në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës ndaj Tiranës. Trajneri Julian Ahmataj në konferencën për shtyp hoqi presionin nga ekipi i tij duke ia kaluar atë Tiranës. Ahmataj i cilësoi bardheblutë favoritë edhe për vetë faktin se Luftëtari ka shumë mungesa në këtë ndeshje.

“Rezultati do të vendoset në fushë, jo në deklarata. Këtë takim vijmë të cunguar, sepse shumë lojtarë kryesorë na mungojnë. Por, kam besim te ky brez i ri lojtarësh që po stërvis. U kam dhënë besim nga ana ime, dhe të shprehen sa më mirë në fushën e lojës.

Mendoj se në këtë takim, favorite është Tirana, sepse është një skuadër që ka luajtur shumë ndeshje të këtij niveli. Ndërkohë, nga ana tjetër Luftëtari është për herë të parë në gjysmëfinale, por do të bëjmë maksimumin për të dalë në finale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi mungesa, por edhe lojtarë disi të lodhur. Kjo për shkak se ndeshjet luhet të mërkurë dhe të diel, dhe futbollistët e rinj nuk janë mësuar me këtë regjim, ndryshe nga ata më me eksperiencë”, deklaroi Ahmataj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?