Ajeti zbulon se mund të luajë si mesfushor ndaj Fiorentinës: Di të luaj futboll!

Pas aventurës në Kombëtare, Arlind Ajeti është rikthyer në Itali për të qenë i gatshëm për sfidën e radhës së Krotones. Mbrojtësi kuqezi është gati që të ndihmojë ekipin e tij, por në një rol të ri.

“Jam i kënaqur që kam luajtur një ndeshje më shumë me Kombëtaren. Jam këtu tani dhe jam i përqendruar te ndeshja e radhës me Fiorentinën. Kisha një ditë të lirë dhe kam bërë një udhëtim të gjatë, por tani jam gati, në dispozicion të trajnerit.

Unë mesfushor? E kam provuar në stërvitje dhe është hera e parë që luaj në këtë rol. Zgjedh trajneri, ne jem i profesionistë dhe dimë të gjithë të luajmë futboll. Të gjitha ndeshjet janë njësoj të rëndësishme. Duam të fitojmë me Fiorentinën dhe shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë”, – është shprehur mbrojtësi i Krotones, Arlind Ajeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?