Aksident tragjik, humbet jetën ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Sevillas

José Antonio Reyes ka ndërruar jetë sot pas një aksidenti tragjik në vendlindjen e tij, në Utrera. Spanjolli 35-vjeçar, i cili po luante për ekipin e Divizionit të Dytë, Extremadura, nuk i ka mbijetuar dot aksidentit tragjik të sotëm.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-klubi i tij, Sevilla, shkroi: “Nuk mund të konfirmonim lajme më të këqija se ky, ylli i dashur i Sevilla, José Antonio Reyes, ka vdekur në një aksident automobilistik. Reyes ishte lojtari më i ri në historinë e Sevilla, që bëri debutimin me ne, duke luajtur për klubin në moshën vetëm 16-vjeçare”.

Reyes ishte futbollisti më i ri që ka debutuar te skuadra e Sevillas, vetëm 16 vjeç. Në sezonin, 2003-04 ai u transferua te Arsenali për 30 milionë euro. Ai fitoi Kupën e Ligës, FA Cup dhe u bë spanjolli i parë që fitoi titullin në Angli. Në vitin 2006 u transferua te Reali, por pa lënë shumë gjurmë, duke u transferuar më pas te Atletico Madrid, ku luajti për 4 sezone. Më pas u huazua te Benfica, ndërkohë që nga viti 2012 deri në 2016, ishte pjesë e rëndësishme e sukseseve me Sevillan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?