Akuzat e rënda në Kupën e Amerikës, Conmebol “burgos” për 3 muaj Messin

Lionel Messi nuk do të ketë mundësi të luajë me Argjentinën deri në datën 3 nëntor të këtij viti. Komisioni i Disiplinës i konfederatës amerikano-jugore të futbollit Conmebol e ka dënuar me 3 muaj pezullim yllin e kombëtares albiceleste për fjalët e rënda që Messi përdori në drejtim të Conmebol pas eliminimit që Argjentina e tij pësoi nga Brazili në fazën gjysmëfinale të Copa America 2019-të.

 

Messi foli pa doreza për favorizimin që ju bë Seleçaos nga arbitrat duke akuzuar drejtpërdrejt konfederatën amerikano-jugore të futbollit. Por sulmuesi i Barcelonës nuk ndal me kaq sepse pas kartonit të kuq që mori pas një zënke me Medel në finalen për vendin e tretë ndaj Kilit, akuzoi sërish me fjalët se ai dhe kombëtarja e Argjentinës nuk duhet të jenë e korrupsionit që po bëhej në Copa America.

Swiss Digital Desktop Reklama

Messi duhet të paguajë edhe një gjobë në shifrën e 50 mijë dollarëve. Në këtë mënyrë Argjentina duhet të bëjë pa shërbimet e Messit në miqësoret ndaj Kilit në 5 shtator, Meksikës në 10 shtator dhe Gjermanisë në 9 tetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?