Al-Hilal bën gati 200 milionë euro për bomberin e Seria A

Al-Hilal pasi mori një refuzim nga Mbappe, tashmë do të hidhet në sulm për Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian ndodhet nën kontratë me kampionët e Napolit, ndërkohë që klubi saudit po përgatit një ofertë rreth 200 mln euro për Osimhen.

Bomberi afrikan fitoi titullin edicionin e fundit me Napolin. Ai ka zhvilluar 101 ndeshje me të kaltrit. Duke shënuar 59 gola dhe dhuruar 14 asiste.

Manchester United, Chelsea apo Bayern Munchen, janë disa nga klubet që kanë shprehur interesim për “yllin” e Napolit.

Al-Hilal kërkon me ngulm një goditje të madhe në sulm, teksa Osimhen është profili i duhur.

SHKARKO APP