FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Albana Osmani sfidon Gianni De Biasin (Foto)

 

Prezantuesja Albana Osmani ka bërë një intervistë të llojit të veçantë me trajnerin e kombëtares, Xhani De Biazi. Trajneri 59-vjeçar nga Sarmede e Italisë ka marrë edhe pasaportën shqiptare, dhe ka treguar aftësitë në përdorimin e topit, si dikur, kur ishte futbollist.

Por nëse ka qenë normale një gjë e tillë për të,  Osmani ka treguar natyrën e saj sportive, qoftë duke mbajtur topin me këmbë, qoftë duke bërë pasime me kokë, me De Biazin. Një video disa sekondëshe, që është publikuar nga prezantuesja bukuroshe në “Instagram”, Albana Osmani shfaqet shumë e zonja në futboll, përballë De Biazit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesazhin shoqërues të videos, prezantuesja televizive shkruan: “Sonte, në “Fiks Fare”, kemi një surprizë të bukur për trajnerin e kombëtares tonë, Gianni De Biasi. Ishte nder dhe kënaqësi e madhe ta takoja personalisht dhe t’i thosha faleminderit në emër të gjithë shqiptarëve! Sfida e xhonglimit të topit me kokë është vetëm fillimi, pasi do të shikoni roveshiatën më spektakolare që keni parë ndonjëherë. Jam e bindur që do t’ju mbetet në mendje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?