FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alegri fiton sërish “Pankinën e Artë”: Jam në një klub prestigjioz!

Masimiliano Alegri fiton për herë të tretë në karrierë trofeun “Pankina e Artë”. Trajneri i Juventusit ka fituar këtë edicion që lauron trajnerin më të mirë të sezonit të fundit.

Vendin e dytë e mban trajneri i Atalantës, Gasperini, i ndjekur nga Mauricio Sarri. Pas marrjes së çmimit Alegri është shprehur.

“Unë së pari do të doja të falënderoja lojtarët e mi të jashtëzakonshëm, ata janë duke i dhënë kënaqësi të madhe klubit. Çmimi i dedikohet stafit, që më lejon mua të jem këtu, por sigurisht falënderoj dhe drejtuesit, pasi jam në krye të një ekipi prestigjioz. I uroj fat të gjithë trajnerëve, Sarrit pak më pak”, ka thënë Alegri. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?