Alegri: Mendoj për kampionatin, jo për sfidën ndaj Realit në Champions!
Momenti më i rëndësishëm i sezonit ka mbërritur. Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri doli para mediave për të folur në prag të dy ndeshjeve të mëdha, ndaj Milanit të shtunën dhe më pas ndaj Realit në Champions. Strategu italian ka shpjeguar dhe disa nga zgjedhjet që do të bëjë nesër.
“Kielini është në gjendje të mirë dhe do të luajë, ndërsa Kuadrado do ta nisë nga pankina. Po i rikuperojmë thuajse të gjithë futbollistët në një muaj, ndaj dhe kemi ambicien maksimale deri më 27 maj. Tani, përballë është Milani dhe janë 7 ndeshje deri në përballjen e drejtpërdrejtë me Napolin. Jemi ende të pakënaqur për dy pikët që lamë kundër Spalit.
Milani, në 10 ndeshjet e fundit ka marrë 8 fitore dhe dy barazime. Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar, ashtu siç i ka hije një përballjeje Juventus-Milan. Për Realin e Madridit do të nisim të mendojmë që nga e hëna. Në ato dy ndeshje do të luajmë ndaj skuadrës më të fortë në botë”, tha strategu i bardhezinjve në konferencë për shtyp.
KOHA JONË SONDAZH

