Alireza Beiranvand, pastori që ndali Ronaldon në Kupën e Botës
Të presësh një penallti ndaj Cristiano Ronaldo, nuk është se e kanë fatin të gjithë. Ta bësh diçka të tillë në Kupën e Botës, dhe të mbrosh portën e kombit tënd që nga mosha 25 vjeç, është një motiv krenarie për portierin Alireza Beiranvand, i cili me siguri që do ja tregojë me mburrje historinë e tij te nipëritë.
Gjithsesi askush nuk e dinte që portieri, i cili i priti penalltinë një pastor dhe jeta e tij ka patur shumë vuajtje. Jo rrallë herë në një intervistë ku ka treguar jetën e tij, Alirizai ka fjetur rrugëve, e më pas i është dashur të punojë lavazhier apo në piceri të ndryshme, gjithsesi fati i buzëqeshi dhe shumë vite më pas ai ka arritur të bëhet protagonist me sa mundi me përfaqësuesen e tij, duke mos i lejuar humbjen në ndeshjen e fundit në Botërorin rus.
Historia e tij
Kur Alireza bën 12 vjeç, familja e tij vendoset në fshatin Sarab-e Yas. I ati do që Alireza-i të mësojë një zanat, sepse futbolli nuk të jep për të ngrënë. Shpeshherë të birit i shqyen dorezat e portierit vetëm e vetëm që t’i pengojë ëndrrën në formë topi.
Alireza-i nuk dorëzohet. I kërkon parà borxh një kushëriri dhe niset drejt Teheranit. Dëshiron patjetër të luajë e të bëhet futbollist. Rrugës për kryeqytet, në autobus njihet me një trajner. Ky pranon që i riu të stërvitet me skuadrën e tij, por në këmbim i duhet të paguajë një shumë parash, të cilat udhëtari ëndërrimtar nuk i ka. Nuk ka as një vend ku të strehohet në Teheran.
Netët e para fle në zonën e Kullës së Azadit, monument rreth të cilit mblidhen emigrantë e të pastrehë. Një mëngjes gjen afër vetes disa monedha të hedhura nga kalimtarët. E kishin marrë për lypës. Me ato monedha më në fund ka mundësinë të hajë një mëngjes për të qenë.
Nga Kulla, nis të flejë përpara derës së klubit me të cilin stërvitet, atë të trajnerit që takoi në autobus. Një shok ekipi i rregullon një punë në rrobaqepësi, aty të paktën gjen edhe një krevat ku mund të mbyllë sytë natën. Pas kësaj përvoje nis të punojë në një lavazh. Është i gjatë dhe i caktojnë pastrimin e fuoristradave. Në lavazh i lan makinën trajnerit të Naft-e-Tehran. Fillon të luajë me ta dhe të flejë në dhomën që përdoret për faljet. Kur i thonë që duhet të flejë diku tjetër nis të punojë në një piceri ku i ofrojnë strehim.
Nga piceria e largojnë pasi nuk pranon t’i shërbejë ushqim trajnerit kur vjen si klient (ky i fundit nuk e dinte se ç’peripeci e sakrificë po kalonte lojtari për të mbajtur veten në kryeqytet) dhe nis të pastrojë netëve rrugët e qytetit.
Me mundime e probleme arrin të zërë vend në formacion dhe luan për grupmoshën U-23 të Iranit. Bëhet i famshëm për një pasim me dorë diku te 70 metra që kthehet në gol nga shoku i skuadrës sulmues. Kujtoni që i vogël argëtohej duke hedhur gurët sa më larg me shokët e fëmijërisë.

KOHA JONË SONDAZH

