Allegri, apo Conte? Kush do ta marrë drejtimin e PSG

PSG ka zgjedhur trajnerin e tyre të ri, pasi Unai Emery do të shkarkohet në fund të sezonit aktual.

Sipas “RMC”, Paris Saint-Germain ka zgjedhur trajneri e ri, por nuk do të jetë Antonio Conte, Carlo Ancelotti apo Max Allegri.

Të tre strategët italianë, janë të lidhur me marrjen e PSG, pasi ditët e Emerys janë të numëruara tek stoli i parizienëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri i Chelseat Conte, i Juventusit Allegri dhe ish-takticieni i Bayern Munchen, Ancelotti, të gjithë janë kandidatë të mundshëm, por Radio Monte Carlo pretendon se trajneri i ardhshëm në stolin e Parc des Princes nuk do të jetë ndonjë italianë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kandidatët e mundshëm janë Diego Simeone i Atletico Madrid, dhe Jose Mourinho i Manchester United.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?