Allegri: Barazimi i merituar ndaj Sevillas, Bonucci gaboi te goli i pësuar

Juventus mori një barazim në sekondat e fundit ndaj Sevillas duke mbajtur gjithçka të hapur për kualifikimin. Trajneri Massilimiano Allegri fajësoi Bonuccin për golin e pësuar, ndërkohë që vlerësoi kundërshtarët si ekspertë në këtë kompeticion.

“Bëmë një ndeshje të mirë derisa pësuam golin, ndërsa në pjesën e dytë bëmë një lojë akoma më të mirë. Barazimi ishte një rezultat i merituar dhe tashmë lë çështjen e kualifikimit të hapur. Kur arrin në një nivel të ndeshjeve gjysmëfinale, ekipet janë të barabarta.

Sevilla është një ekip ekspertësh që nuk e lë kurrë lojën dhe e dëshmuan përsëri sonte. Ne duhej të ishim më të saktë në 25 minutat e para.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Goli i pësuar? Di Maria duhet të kishte luajtur aty një top më të thjeshtë. Bonucci kaloi nën presion të lartë, ai duhet të bënte një faull vetëm të mos shënohej gol. Sevilla ishte e përgatitur në nisjen e kundërsulmit, por ne ishim gjithashtu në pozicion”, tha trajneri i Juventusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?