Allegri: Bukur të riktheheshim në finalen e Europa League, ndaj Sportingut do jetë dhe Pogba
Juventus do të ketë një duel delikat ndaj Sporting Lisbonës në Europa League. Për Allegrin ka edhe rikthime të rëndësishme në skuadër dhe këtë gjë e konfirmon vetë tekniku bardhezi në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide.
“Në 11 ndeshje e fundit, Sportingu ka fituar 7 dhe ka barazuar 4. Ka fuqi dhe teknikë. Në vitin 2021 ka fituar titullin në Portugali pas 19 vitesh dhe ne duhet ta respektojmë. E dimë që nesër do të jetë hapi jonë i parë i rëndësishëm për të kërkuar më pas kalimin e turit në Lisbonë.”
Alex Sandro dhe Vlahovic do të jenë në dispozicion. De Sciglion shpresoj ta kem për sfidën ndaj Sassuolos. Dusan do të jetë në dispozicionin tonë dhe mund të luajë 90 minuta. Pogba do të grumbullohet për të luajtur nesër. Një fakt i rëndësishëm është se ka bërë disa stërvitje me skuadrën pa asnjë ndalesë.
Skuadra është e qetë. Ndonjëherë ndodhin gjëra në fushë dhe skuadra reagon. Edhe ne kemi gjak në vena dhe jo ujë. Kjo gjë nuk e justifikon atë që ka ndodhur në ndeshjen ndaj Interit. Në Itali shpesh sjelljet dhe fjalët e gabuara marrin vëmendjen kryesore. I pari që ndihet i keqardhur është Cuadrado.
Europa League? Të fitosh një kompeticion është shumë e vështirë. Është gjithmonë diçka e jashtëzakonshme. Europa League është një kompeticion i rëndësishëm me skuadra të forta. Të rikthehemi për të luajtur një finale do të ishte një sukses i bukur. Fillimisht mungojnë edhe katër ndeshje, kështu që t’i marrim një nga një”, tha Allegri.
KOHA JONË SONDAZH

