Allegri drejt largimit nga Juventusi, ja emrat që përflitet se do ta zëvendësojnë

Massimiliano Allegri nuk e ka vendin e sigurt te skuadra e Juventusit. Ky është i dyti vit radhazi që strategu i njohur livornez është nën drejtimin e Juventusit, por nuk ka mundur të fitojë asnjë trofe.

Bardhezinjtë madje rrezikojnë të mos marrin pjesë sezonin e ardhshëm në Champions League pasi renditen në vendin e 7-të të Serie A.

Me largimin e Allegrit nga drejtimi i Juventusit, janë disa emra që mund të marrin drejtimin e klubit bardhezi për sezonin e ardhshëm. Sipas “Sportmediaset”, bëhet fjalë për Palladino, Dionisi, Thiago Motta dhe Igor Tudor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesiëndrra e “zonjës së vjetër” mbetet tekniku Zinedine Zidane që është përfolur pak kohë më parë që të mbërrijë në Torino. E vetmja pengesë për ish-trajnerin e Real Madrid, është paga e lartë që ai kërkon nëse merr drejtimin e “Zonjës së Vjetër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?