Allegri: Kemi ende shanse për Championsin, kam dhe dy vite kontratë me Juven

Juventus do të luajë nesër ndaj Milanit, për të luajtur shpresat e pakta që ka për të shpresuar kualifikimin në Champions. Trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri ka dalë në konferencë për shtyp përpara kësaj sfide të rëndësishme në javën e 37-të të Serie A.

“Matematika nuk na lë jashtë çdo gjëje, kemi ende një shpresë për të hyrë në Europë dhe duhet të konsolidojmë renditjen. Nesër luhet ndeshja e fundit e këtij sezoni në shtëpi. Nesër është Juventus-Milan dhe ndeshja ndaj Empolit e komplikoi procesin tonë.

Ishte një javë e vështirë dhe jo e mirë, duke parë rezultatet pas zhgënjimit në Sevilla dhe humbjes në Empoli. Kundër Milanit do të jetë një mbrëmje e misë sepse është e fundit në stadiumin tonë. Kemi 69 pikë në fushë, ndeshja e nesërme na jep ende shpresë për të hyrë në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja? Kam edhe dy vite të tjera kontratë me Juventusin dhe do të bëj më të mirën për t’i rikthyer ata në garë për titullin kampion. Nga 5 qershori e në vazhdim do të duhet të planifikohet për sezonin e ardhshëm. Mendoj se mbërritja në Europë në këtë situatë do të ishte një gjë e jashtëzakonshme”, deklaroi Allegri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?