Allegri: Na pret ndeshje e vështirë me Freiburgun, por duam të shkojmë larg në Europa League

Prova Nantes u kalua me sukses dhe tashmë pengesa e radhës në Europa League për Juventusin quhet Freiburg. “Zonja e Vjetër” do të presë në Torino skuadrën gjermane në kuadër të fazës së 1/8-ve ku objektivi i vetëm është sigurimi i një rezultati komod për ndeshjen e kthimit.

Në prag të kësaj sfide tekniku i Juventusit, Max Allegri shpreh besimin e tij te skuadra dhe konfirmon se objektivi është të vazhdojnë sa më gjatë rrugëtimin e tyre në Europa League.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi luajmë kundër një skuadre fizike dhe të organizuar mirë. Të shkojmë në sfidën e kthimit me rezultatin në avantazhin tonë do të jetë e rëndësishme. Duhet të rikthehemi të fitojmë në shtëpi në Europë, sepse këtë vit kemi arritur ta bëjmë vetëm kundër Maçabit.

Swiss Digital Desktop Reklama

De Sciglio me siguri nuk do të jetë në dispozicion. Duhet të vlerësojmë ende gjendjen e Paul Pogba dhe Alex Sandro të cilët mund të jenë në këtë ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlahovic? Unë jam i kënaqur nga paraqitjet e Dusanit. Është në rritje të vazhdueshme. Sulmuesit vlerësohen kryesisht nga golat, por duhet parë edhe paraqitja në fushë. Si të gjithë lojtarët e tjerë duhet të punojë dhe të përmirësohet.

Dua të shoh një qasje pozitive dhe të vendosim bazat e duhura për të shkuar me avantazh në ndeshjen e kthimit. Ata janë të pamposhtur në Europa League, ndërsa për ne është shumë e rëndësishme të fitojmë”, u shpreh Allegri në konferencë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?