Allegri “ngre alarmin” për Pogba: Nuk e di se kur do të kthehet në fushë

Nga turi në Amerikë ku Juventus po zhvillon fazën përgatitore dhe ka të planifikuara disa miqësore, tekniku livornez shprehet se Pogba nuk është ende gati dhe se nuk i dihet kur do të jetë gati pasi kërkon të mos nxitohet me mesfushorin.

“Nuk besoj se do ta përdorim Pogba në dy ndeshjet e radhës miqësore, praktikisht ai nuk ka punuar fare me ne. Mund të them se rikuperimi po shkon mirë, por duhet të tregohemi të kujdesshëm me kohën që do ta aktivizojmë në fushë.

E pësuam në sezonin e kaluar kur ai u rikthye në fushë dhe më pas u dëmtua sërish. E shoh të vrapojë dhe që duket mirë, por do të presim të paktën edhe një tjetër muaj”, tha Allegri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?