Allegri: Nuk jemi skuadra anti-Inter për titullin kampion

Juventus mposhti pa shumë shkëlqim me rezultatin minimal 1-0 ndaj Lecces. Trajneri i bardhezinjve është i lumtur që skuadra e tij u rikthye te tre pikët pas disfatës me Sassuolon.

Pas sfidës tekniku i “Zonjës së Vjetër”, Allegri thekson edhe njëherë tjetër se në garën për titull, ekipi i tij vjen pas Interit, Milanit dhe Napolit.

“Ishte e rëndësishme të fitonim për t’u rikthyer te suksesi pas një ndeshje që e humbën në mënyrë karamboleske. Në sfidën me Sassuolon pati shumë gabime individuale, por janë gjëra që ndodhin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gara e titullit? Në fillimi na konsideruan si skuadra anti-Inter, pastaj pasi humbëm me Sassuolon na quajtën të “mbaruar”. Unë e kam thënë dhe e përsëris pa frikë, nuk fshihem. Në garën për titull Inter, Milan dhe Napoli janë para Juventusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë skuadra shumë të forta dhe ne kemi lojtarë me pak eksperiencë, por që mund të rriten shumë”, u shpreh Allegri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?