“Allegri Out”, tifozët e Juventusit shpërthejnë ndaj trajnerit

Humbja ndaj Benficës në shtëpi mbrëmjen e djeshme ka bërë që tifozët bardhezi të shpërthejnë në rrjetet sociale.

Pas përfundimit të ndeshjes, Di Maria dhe Paredes nuk shkuan me pjesën tjetër të lojtarëve për të kërkuar falje poshtë shkallëve të stadiumit, por u drejtuan menjëherë në dhomat e zhveshjes, shkruan “Tuttomercatoweb”.

Edhe pse ekipi dhe trajneri po kërkonin falje për rezultatin, thirrjet e tifozëve kundër tyre ishin të qarta të forta dhe të drejtpërdrejta, veçanërisht kundër Allegrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është hera e parë për tifozët e Juventusit që brohorasin kundër Allegrit, pasi rezultatet dhe performanca e tij ka lënë për të dëshiruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbrëmje, tifozët filluan duke publikuar dhe komentuar termin “#AllegriOut”, pra ata duan që trajneri të shkarkohet. Mediat italiane shkruajnë hipoteza se De Zerbi është favorit nëse Allegri shkarkohet, ndërsa Pochettino dhe Zidane shikohen, por vështirë t’i paguhet paga e lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?