Allegri: Pa penalizmin do të kishim dhe 10 pikë të tjera më shumë
Juventusit iu rikthyen 15 pikë nga Kolegjit të garancisë në CONI pas vendimit për ta dënuar dhe kjo ka sjellë jo pak festë në shtëpinë e bardhezinjve.
Trajneri i bardhezinjve, Allegri shprehet se vendimi e ka dëmtuar skuadrën duke qenë se e demoralizoi. Ai është i bindur se nëse dënimi nuk do të vinte, skuadra e tij do të kishte më shumë pikë.
“Është e lehtë që kur ndodh diçka, të mendosh se çfarë do të kishte ndodhur ndryshe. Mendoj se po bëjmë një punë të gjithë. Dikush mund të thotë jemi bërë më kompaktë por nëse nuk do të na i kishin hequr pikët, jam i bindur se do të kishim 10 pikë më shumë. Nga ana mentale, është e vështirë të shpjegohet. Djemtë po bëjnë shumë mirë në fushë dhe për momentin, nuk jemi të kënaqur vetëm me kualifikim në Champions”, u shpreh Alegri.
KOHA JONË SONDAZH

