Allegri: Sezoni i ardhshëm do të jetë ndryshe, do ulem me drejtuesit

Para ndeshjes së fundit në kampionat, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për mediat. Strategu italian premtoi se sezoni i ardhshëm do të jetë ndryshe, duke nënkuptuar se do të vijojë të jetë në krye të ekipit.

“Duhet ta mbyllim mirë sezonin. Vijmë nga dy humbje radhazi në kampionat, por mund të futemi në Europa League. Megjithatë, kjo gjë nuk varet vetëm nga ne. Ata nuk kanë çfarë kërkojnë më, por ndeshjet kundër Juventusit janë gjithmonë më të rëndësishmet. Lojtarët nuk janë robotë dhe kanë dhënë maksimumin në ndeshjet ndaj Empolit dhe Milanit. Ka keqardhje sepse mund të kishim ende shpresa për ta mbyllur këtë sezon mes katër më të mirave.

Në fund të çdo sezoni ne bëjmë një bilanc, qoftë ai fitues apo si ky ku nuk kemi ngritur asnjë trofe. Kjo është pjesë e punës. Përveç pjesës së fundit të sezonit, e cila ishte anormale, ne mund të kishim bërë më mirë në pjesën e parë të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

E dija që do të kisha vështirësi për të fituar. Kur unë u riktheva ishim në fazën e rindërtimit. Të kesh ambicie për të fituar gjithmonë është diçka tjetër, por për këtë gjë unë kam qenë gjithmonë i qartë, ashtu si entuziazmi im që nuk vihet asnjë moment në dyshim. Viti i ardhshëm do të jetë ndryshe, ndërsa nesër në mbrëmje do të marrim vesh në çfarë komepticioni europian do të bëjmë pjesë, në mënyrë që të bëjmë planet tona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas përfundimit të kampionatit do të vendosim me qetësi se çfarë do të bëjmë për sezonin e ardhshëm dhe duke filluar nga kjo shoqëria do të bëjë vlerësimet e saj, duke menduar edhe për bilancet që duhet të respektohen. Jam i sigurt që do të bëjmë një sezon të madh”, tha ndër të tjera Allegri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?