Allegri: Sfida me Benficën nuk është vendimtare, Vlahovic si Haaland dhe Mbappe

Juventus kërkon të harrojë sa më parë barazimin ndaj Salernitanës, teksa synon një fitore ndaj Benficës për të marrë 3 pikët e para në grup. Skuadra portugeze ka fituar sfidën e parë dhe shihet si kundërshtari kryesor për vendin e dytë.

Trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes, duke bërë një analizë të momentit që po kalon ekipi i tij.

“Kemi rikuperuar Di Maria-n, por nuk e di akoma nëse do ta aktivizoj nga fillimi. Szczesny mund të jetë në dispozicion, këtë do ta zbuloj pas konferencës për shtyp

Swiss Digital Desktop Reklama

Alex Sandro ka pasur një problem fizik që është shkaktuar pas penalltisë së fituar të dielën, të shohim nëse do ta rikuperojmë për ndeshjen kundër Monza-s. Locatelli dhe Rabiot nuk do të jenë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Benfica? Është nje ekip që ka një histori të rëndësishme europiane, janë mësuar të luajnë ndeshje të tilla, ka lojtarë shumë të mirë dhe një trajner që i ka dhënë shumë agresivitet.

Kjo ndeshje nuk është vendimtare, por e rëndësishme. Për të marrë fitoren do të duhet të bëjmë një paraqitje kompakte dhe të kemi pak amnezi. Kur nuk arrin të shënosh, atëherë nuk duhet të pësosh. Skuadra nuk duhet të hyjë në një gjendje ankthi ose paniku.

Vlahovic? E kam parë në formë, po përmirësohet, jam shumë i kënaqur me atë që po bën. Nga lojtarët e nivelit ndërkombëtar me më pak eksperiencë bashkë me Haaland dhe Mbappe, ai është një nga më të mirët”, deklaroi Allegri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?