Allegri sfidon Sarrin: Ndaj Lazios duel direkt për vendin e dytë

Pas barazimit ndaj Interit në Kupë, Juventusi këtë fundjavë do të sfidojë Lazion, një duel që do të vendosë shumë për fatin e ekipit torinez në zonën europiane. Allegri në konferencën për shtyp e cilësoi si një duel direkt për vendin e dytë.

“Lazio po bën një kampionat të shkëlqyer, ka grumbulluar 54 pikë kundrejt 59 tonave. Pra, është një ndeshje direkte për vendin e dytë. Do të jetë e vështirë për ne, Maurizio po bën shumë mirë, skuadra bardhekaltër është shumë më solide.

Vlahovic? Nuk kam fiksuar ende asgjë, do ta vendos pas stërvitjes. Duhet të shoh Pogba dhe Bonucci, të cilët u stërvitën me ekipin. Gjithashtu duhet të shoh se kush u rikuperua pas ndeshjes së së martës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juve-Inter? Ishte e çuditshme që gjithçka shpërtheu pas 95 minutash të një ndeshjeje të qetë. Tani duhet të mendojmë ende për kampionatin, pastaj të mendojmë për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Chiesa? Ai është më mirë, ende duhet të vendos nëse do të startojë nga fillimi apo do ta nisë nga stoli. Sigurisht që duhet t’i menaxhoj forcat, ndaj do të ketë disa ndryshime në mbrojtje”, deklaroi Allegri.

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?